Muri me Meksikën, Gjykata e Lartë: Trump të përdorë fondet e Pentagonit – A2

Muri me Meksikën, Gjykata e Lartë: Trump të përdorë fondet e Pentagonit

Beteja e Donald Trump për të ndërtuar murin në kufirin me Meksikën, e penguar nga demokratët, ka gjetur një spondë në Gjykatën e Lartë. Me 5 vota pro dhe 4 kundër, tribunali më i lartë amerikan vendosi që presidenti mund të lëvrojë fonde të Pentagonit për 2.5 miliardë Dollarë për ndërtimin e 161 kilometrave pengesë sigurie përgjatë kufirit jugor. Për gjyqtarët, shumica e të cilëve konservatorë, administrata Trump ka treguar prova të mjaftueshme për të treguar se nuk ka baza për të bllokuar transferimin e parave. Në këtë mënyrë, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e Apelit që këto fonde të mos përdoreshin pa autorizimin e Kongresit. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i presidentit amerikan në Twitter.

“Fitore e madhe për murin. Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara rrëzon vendimin e Apelit dhe lejon ndërtimin e murit në kufirin jugor. Fitore e Madhe për Sigurinë Kufitare dhe Sundimin e Ligjit”, shkruan presidenti Donald Trump.

Ndërtimi i murit ishte një ndër premtimet kryesore të fushatës së Trump gjatë zgjedhjeve të 2016-ës. Demokratët e kundërshtojnë me forcë një gjë të tillë pasi e konsiderojnë shpenzim të tepërt. Me ndërtimin e tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë pretendon të luftojë dhe frenojë trafikimin e drogës dhe qënieve njerëzore në Shtetet e Bashkuara. Për të përdorur fondet e Pentagonit, Trump shpalli dhe gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Meksikën. 

Shkarkoni aplikacionin e A2