Përleshje në Hong Kong, protestuesit sfidojnë autoritetet, policia përgjigjet – A2

Përleshje në Hong Kong, protestuesit sfidojnë autoritetet, policia përgjigjet

Mijëra protestues sfiduan autoritetet në Hong Kong duke dalë në rrugë, pavarësisht urdhër-ndalimit të policisë. Demonstruesit marshuan sërish në aksin ku javën e kaluar u sulmuan nga njerëz të maskuar dhe të armatosur.

Protestuesit akuzuan policinë për mosreagim dhe për bashkëpunim me agresorët. Megjithatë, këto pretendime nuk janë pranuar nga autoritetet.

Në protestën e sotme, policia shpërndau turmën me anë të gazit lotsjellës. Kohëve të fundit Hong Kongu është pushtuar nga protestat e shumta për shkak të ligjit për ekstradimin, i cili tashmë është hequr nga axhenda parlamentare. 

Shkarkoni aplikacionin e A2