Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Përplaset makina e policisë në Fier, plagoset efektivi

Nga A2 CNN
27 Korrik 2019, 19:05 | Kronikë
Përplaset makina e policisë në Fier, plagoset efektivi

Një punonjës i policisë ka mbetur i plagosur pasditen e sotme pas një aksidenti të ndodhur në Fier.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Dukas Bregas”, ku mjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin M.H, 29 vjeç, banues në Patos është përplasur me mjetin e policisë tip “Chevrolet” me drejtues punonjësin e policisë A.M, 44 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësi i policisë P.Dh, 42 vjeç, i cili ishte në mjetin tip “Chevrolet” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli