Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Protesta në Moskë, me qindra të arrestuar

Nga A2 CNN
27 Korrik 2019, 21:27 | Bota

Policia ruse vuri në pranga me qindra protestues këtë të shtunë, të cilët dolën në rrugët e Moskës. Protesta e sotme në Moskë kishte për qëllim kundërshtimin e vendimit të autoriteteve të qytetit, për të vendosur emrin e disa pjesëtarëve të opozitës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në shtator.

Vendimi për të ndaluar kandidatët opozitarë për të marrë pjesë në zgjedhje, pavarësisht se ata kishin mbledhur nënshkrimet e nevojshme për një gjë të tillë, ka nxitur një sërë protestash, të mbajtura gjatë këtij muaji.

Opozita pretendon se arrestimet janë politike. Sipas organizatës OVD-Info, 938 persona janë vënë në pranga, ndërsa sipas policisë të arrestuarit janë 295 persona.

Gjithashtu, të arrestuar janë disa prej kandidatëve që nuk janë lejuar të marrin pjesë në zgjedhje, përfshirë këtu Ivan Zhdanov, Ilya Yashin dhe Dmitry Gudkov. Protesta e sotme është thirrur nga lideri opozitar, Aleksei Navalny, i cili është arrestuar më 24 korrik dhe është dënuar me 30 ditë burgim për thirrje të protestave.

Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobjanin, e quajti demonstratën një "kërcënim të sigurisë" dhe premtoi të ruaje rendin publik.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani