Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rafinha, drejt rikthimit në Itali

Nga A2 CNN
27 Korrik 2019, 20:10 | Futboll
Rafinha, drejt rikthimit në Itali

U aktivizua me Interin një gjysmë sezoni duke dhuruar ndeshje mjaft të mira, por në fund u rikthye te Barcelona, me të cilët e mbante ende lidhur kontrata.

Megjithatë, situata për Rafinhan u vështirësua pas dëmtimit që e mbajti disa muaj jashtë fushav etë lojës. Por tashmë për mesfushorin duket se ka kaluar gjithçka dhe ai po tenton të rikthehet në nivele të larta.

Por për Ernesto Valverde, trajnerin e Barcelonës, Rafinha do ta ketë mjaft të vështirë të gjejë një vend në formacion dhe lojtari po kërkon për një tjetër skuadër për të vazhduar karrierën.

Valencia është në pole për të marrë shërbimet e tij sezonin e ardhshëm dhe po negocion me Barcelonën për një huazim me të drejtë blerjeje për 20 milionë euro, por në orët e fundit ka hyrë në garë fuqishëm edhe Fiorentina. Klubi vjollcë ka nisur negociatat me drejtuesit e Barçës, duke treguar gatishmëri për të paguar 18 milionë menjëherë dhe 3 të tjera në formë bonusi, për të marrë shërbimet e fantazistit brazilian në Firenze.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani