Refuzohet nga Meta, presidenti kthen ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit – A2

Refuzohet nga Meta, presidenti kthen ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit

Presidenti i Republikës dekretoi tre ligje dhe ktheu në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet në ligjin ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’ që sipas Kreut të Shtetit nuk është konsultuar me grupet e interesit dhe ministritë e tjera. Kontestimi lidhet me nenin 8 dhe kalimin e ligjit me procedurë të përshpejtuar.

Rreziku i këtyre ndryshimeve janë pasojat që mund të shkaktojë fakti se në to nuk është parashikuar dhënia e pëlqimit apo konsultimi me pronarët e trojeve mbi të cilin realizohet vepra, cenohet siguri juridike; mund të sjellë dhe konflikt midis sipërmarrësve apo investitorëve me pronarët e privatë.

Presidenti thekson se ndërhyrjet që parashikojnë mundësinë e ndryshimit të projekteve ndërtimore publike gjatë fazës së zbatimit të tyre, të mos rrezikojnë cenimin e kuadrit ligjor ekzistues, të garantojë ruajtjen dhe mirë përdorimin e financave publike.

Shkarkoni aplikacionin e A2