Reyes humbi jetën në aksidentin horror, familjes së tij nuk i ndahen telashet…

Më 1 qershor të këtij viti bota e futbollit u trondit pas marrjes së lajmit se ish-sulmuesi i Realit të Madridit, Sevilla-s, Arsenalit e disa skuadrave të tjera, Antonio Reyes, ndërroi jetë pas një aksidenti të rëndë me makinë.

Por edhe pse një lajm kaq i rëndë, duke se ka nga ata persona që kërkojnë të përfitojnë prej tij. Bashkëshortja e Jose Antonio Reyes, Noelia Lopez bëri një denoncim në polici së fundmi.

Sipas saj, një person kishte hapur një profil fals në “Instagram” me emrin e saj dhe kërkonte të përfitonte para pas vdekjes së futbollistit.

“Jam Noelia Reyes, bashkëshortja e ish lojtarit të Arsenalit, Jose Antonio Reyes, i cili vdiq dy muaj më parë dhe po mbledh para për familjen, duke iu drejtuar personave që e donin bashkëshortin tim dhe e njihnin atë si një njeri të mirë”, shkruhej ndër të tjera në profilin, i cili kishte postuar edhe disa foto të ish-futbollistit me familjen e tij. Për këto foto Lopez tha në polici se i janë marrë nga llogaria e saj e rrjetit social.

Llogaria u mbyll menjëherë, ndërsa policia ka bërë të ditur se ka nisur edhe hetimet në lidhje me këtë rast.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN