Shisnin makina të marrë me qira, arrestohen në Shkodër dy shtetas të huaj – A2

Shisnin makina të marrë me qira, arrestohen në Shkodër dy shtetas të huaj

Një shtetas nga Afganistani dhe një tjetër nga Kongo janë vënë në pranga nga policia në Shkodër, pasi akuzohen se merrnin me qira makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme në Angli-Belgjikë dhe Gjermani dhe pasi hynin me dokumentacion të rregullt nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, mjetet i shisnin në Shqipëri.

Mësohet se në operacionin e koduar “Prodhimi i fundit” kanë marrë pjesë D.V.P. Shkodër, në bashkëpunim me D.V.K.M. Shkodër, dhe Interpol Tirana.

Personat e arrestuar M. A.,25 vjeç, lindur në Afganistan dhe L. M., 28 vjeç, lindur në Kongo, të dy banues në Angli.

Shkarkoni aplikacionin e A2