Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Transferimi i bujshëm, prezantim emocionues për De Rossi te Boca Juniors

Nga A2 CNN
27 Korrik 2019, 11:45 | Futboll
Transferimi i bujshëm, prezantim emocionues për De Rossi te Boca

Një video që zgjati vetëm 60 sekonda, por e mbushur me emocione. Daniele De Rossi u prezantua zyrtarisht te gjigandët e Boca Juniors.

Ish-kapiteni i Romës dhe flamuri i fundit i larguar nga klubi i kryeqytetit italian, vendosi të transferohet te skuadra legjendare argjentinase.

Përveç urimit “Mirë se erdhe Daniele”, në videon rrënqethëse De Rossi tha edhe fjalët e para si lojtar i Bokës. “Zemra ime i takon Romës, por jam i dashuruar me stadiumin dhe tifozët e Boca-s. I kam parë ndeshjet prej moshës së vogël, kur këtu luante Maradona”, deklaroi ndër të tjera mesfushori italian.

A2 CNN Livestream

Dita jonë