Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vllaznia transferon lojtarin nga elita e futbollit rumun

Nga A2 CNN
27 Korrik 2019, 16:30 | Futboll
Vllaznia transferon lojtarin nga elita e futbollit rumun

Skuadra e Vllaznisë së Shkodrës ka firmosur me mbrojtësin maqedonas Filip Gligorov. Ai luan në rolin e mbrojtësit të krahut.

Karriera e tij ka qenë kryesisht e përqendruar në vendin e tij ku ka luajtur me ekipet e Rabotniçikut, Samorin, Euromil, Shkupin e Sileks, por ka provuar të luajë edhe jashtë Maqedonisë teksa ka provuar të luajë në Bosnjë me ekipin Olimpia Sarajevo, në Sllovaki me Banik Ruzina ndërsa në sezonin e fundit ka luajtur në Rumani me Dunarea Calarasi.

Trajneri Mirsad Jonuz i njeh mirë aftësitë e këtij lojtari dhe për rrjedhojë ka kërkuar ta ketë në dispozicion tek ekipi ynë. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë rënë dakord për kushtet financiare dhe më pas ka ardhur firma në kontratë teksa Gligorov do të jetë pjesë e Vllaznisë në sezonin 2019-2020.

A2 CNN Livestream

Dita jonë