Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Basha: Nëse shembet teatri, i vemë minat kullave

Nga A2 CNN
28 Korrik 2019, 16:29 | Politikë
Basha: Nëse shembet teatri, i vemë minat kullave

Lulzim Basha thotë se puna e teatrit është një lojë që qeveria Rama të fitojë përmes korrupsionit 200 milionë euro.

Në një postim në Facebook, kreu i PD, përmes një videoje, denoncon se kryeministri dhe kryebashkiaku po tentojnë të grabisin 8467 metër katrorë pronë publike me qëllim përfitimin e 200 milionë eurove.

Basha paralajmëron se me ardhjen në pushtet të PD, përmes ligjit antimafia do të sekuestrohet çdo metër pasuri publike e grabitur. Po ashtu, kryedemokrati thotë se nëse shembet godina e teatrit, PD do t’i verë minat me ligj të posaçëm dy kullave që do të ndërtohen krah tij. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani