Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Basha: Qëllimi ynë, largimi i Ramës dhe zgjedhje të lira

Nga A2 CNN
28 Korrik 2019, 20:03 | Politikë
Basha: Qëllimi ynë, largimi i Ramës dhe zgjedhje të lira

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me demokratët e Mirditës, ritheksoi dhe njëherë se objektivi i kësaj partie është largimi i kryeministrit Edi Rama, zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe një Parlament legjitim të dalë nga vota e lirë e shqiptarëve.

“Zgjedhje të garantuara përmes një qeverie tranzitore, një reformë e thellë elektorale, çuarja para drejtësisë e të gjithë atyre që tashmë i ka dëgjuar e gjithë bota se si shkatërruan zgjedhjet e vitit 2017 dhe, natyrisht, pas farsës së 30 Qershorit, mbajtja në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e zgjedhjeve legjitime lokale”, u shpreh Basha gjatë këtij takimi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu