Dështoi te Rangers i Gerrard, Grezda drejt Francës për 1.75 mln paund – A2

Dështoi te Rangers i Gerrard, Grezda drejt Francës për 1.75 mln paund

Lojtari i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda, realizoi një lëvizje të bujshme verën e kaluar kur u transferua nga kroatët e Osijek te Rangers në Skoci.

Por aventuara e gjakovarit te skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard mund të vlerësohet e mbyllur tashmë. I shoqëruar nga dëmtime të shumta gjatë sezonit të kaluar, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk mundi të bindë legjendën e Liverpool për një vend në formacion.

Tashmë Grezda është me valixhet gati për t’u larguar dhe disa klube janë vënë pas tij. Për mediat në Skoci marrëveshja duket e mbyllur me skuadrën e Brest në Francë.

Ai i kushtoi Rangers 2 milionë euro verën e kaluar, ndërsa tashmë palët mësohet se kanë ranë dakord për një shumë transferimi prej 1.75 milionë paund.

Shkarkoni aplikacionin e A2