Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dosjet emergjente, PD: KLGJ shkeli ligjin me Gjykatën e Lartë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2019, 19:29 | Politikë
Dosjet emergjente, PD: KLGJ shkeli ligjin me Gjykatën e Lartë

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për caktimin e gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë, duke e cilësuar si një dhunim flagrant të Kushtetutës.  

PD thotë se, sipas Kushtetutës, duhet që për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të japë pëlqimin edhe Presidenti i Republikës.

Për Partinë Demokratike është shumë e rëndësishme që çështjet me natyrë urgjente, të cilat lidhen me shqyrtimin e kërkesave për ekstradim, të zgjidhen brenda afateve ligjore dhe pa rrezikuar që kriminelët të lirohen për shkak të mungesës së gjykatës.

Por, kjo duhet të realizohet në përputhje me Kushtetutën, sepse, ndryshe, mund t’u shërbejë kriminelëve si alibi për të kërkuar lirimin e tyre. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani