F1, Verstappen fiton garën më të çmendur të sezonit – A2

F1, Verstappen fiton garën më të çmendur të sezonit

Max Verstappen arriti të fitojë Çmimin e Madh kaotik të Gjermanisë, ku protagonist kryesor ishte shiu.

Holandezi përfitoi nga gabimet e pilotëve të Mercedesit, Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas, të cilët pas daljeve nga pista përfunduan jashtë zonës së pikëve (britaniku në vend të 11, Bottas nuk mbylli garën).

Sebastian Vettel arriti që të bënte atë që pakkush e priste. Gjermani i Ferrarit u nis nga vendi i fundit dhe arriti që të dilte i dyti, falë edhe futjes në pistë disa herë të Safety Car, pas aksidenteve të shumta në pistën e lagur.

Ndërkohë, piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc, doli nga pista duke mos e përfunduar dot garën.

Podiumin e plotësoi rusi Danil Kvyat, me Toro Rosso.

Shkarkoni aplikacionin e A2