Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ligji i ekstradimeve, qytetarët përballen me forcat e rendit në Hong Kong

Nga A2 CNN
28 Korrik 2019, 17:58 | Bota

Mijëra persona dolën sërish në rrugët e Hong Kongut për të protestuar kundër ligjit të ekstradimeve në Kinë.

E dhunshme ishte edhe përplasja me forcat e shumta policore të cilët përdorën edhe gazin lotsjellës e plumbat e gomës kundër turmës që nuk zmbrapsej dhe përdorte çadra për t’u mbrojtur.

Disa persona mbetën të lënduar nga të dyja palët. Turma u zhvendos nga qendra e qytetit drejt stacionit të metrosë duke bllokuar të gjithë zonën dhe duke mos lejuar lëvizjen normale të mjeteve të transportit.

Policia ndërhyri për ta shpërndarë atë, por ata u rikthyen më të shumtë në numër dhe më të vendosur për t’u përballur fizikisht me forcat e rendit.

E njëjta protestë bllokoi aeroportin më të madh të vendit gjatë të premtes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani