Milani humb në sytë e tifozëve shqiptarë – A2

Milani humb në sytë e tifozëve shqiptarë

Në “Gillette Stadium” të Masaçusetsit (SHBA), Milanin po e ndiqnin edhe tifozë shqiptarë, të cilët kishin vendosur një flamur kuqezi që dukej fare qartë në stadium.

Por, skuadra italiane që në vendin tonë ka shumë tifozë i zhgënjeu me rezultatin që mori ndaj Benfica, në miqësoren e përfunduar me rezultatin 1-0 për portugezët.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë nga Adel Taarabt, një ish-futbollist i Milanit.

Shkarkoni aplikacionin e A2