Operacion antidrogë në Krujë, arrestohen 11 persona

Policia e Krujës ka finalizuar me sukses dy operacione antidrogë, duke vënë në pranga 11 persona, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Policia bën të ditur se në funksion të procedimit penal të vitit 2019,  u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

A.K., 56 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Krujë.

F. K., 52 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë.

G. K., 49 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Kruje.

J. K., 24 vjeç, banues në Krujë,

K. K., 30 vjeç, banues në Krujë.

Gjithashtu u bë ndalimi me iniciativë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, i shtetasit   A. K., 45 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.

Sipas policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa ne zonën e pyllëzuar të fshatit Brret, Mal Brret dhe Picrrage të rrethit  Krujë, e cila është asgjësuar në periudha të ndryshme.

Po gjatë orëve të fundit është finalizuar një tjetër operacion i koduar “Ndëshkimi 4”, në funksion të procedimit penal te vitit 2019 u bë ekzekutimi i masave te sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkëpunim, për shtetasit ;

F. D., 23 vjeç, banues në Fshatin Borizane, Krujë

S. D. 20 vjeç, banues në Borizane, Krujë.

K. T, 22 vjeç , banues në Lac te rrethit Kurbin.

Dhe u bë  shpallja në kërkim e shtetasit A. D. 27 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatit Borizanë, Krujë, në periudha të ndryshme, të cilat janë asgjësuar nga Policia. Gjithashtu  po në vijim të operacionit “Ndëshkimi 4”,  u bë  arrestimi në flagrancë  i shtetasve B.U., 50 vjeç, dhe  S.U., 20 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre, u janë gjetur fidanë të dyshuar narkotikë canabis sattiva, si dhe një sasi lënde narkotike  e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shkarkoni aplikacionin e A2