Rreziku nga dielli, mjekët: Mbrohuni nga rrezatimi i fortë, mos dilni në orët e drekës – A2

Rreziku nga dielli, mjekët: Mbrohuni nga rrezatimi i fortë, mos dilni në orët e drekës

Shprehja “ku hyn dielli, nuk hyn mjeku”, nuk gjen vend në çdo kohë. Kur flitet për verën e veçanërisht në pikun e të nxehtit, rrezatimi i fortë shkakton plakjen e lëkurës deri dhe melanomën.

67 raste të reja diagnostikohen çdo vit me melanomë, një kancer me vdekshmëri të lartë. Mjekët dermatologë bëjnë apel për kujdes ndaj lëkurës, mbrojtjen e saj si dhe kontrollin e vazhdueshëm të nishaneve.

Kur një pjesë e popullsisë i janë drejtuar zonave bregdetare, dermatologia Monika Fida tregon se sa duhet të qëndrojnë në diell për të mos marrë rrezatime të dëmshme.

“Nga ora 12:00 deri në 16:30 nuk duhet të ketë ekspozim në diell. Të ekspozohen me kremëra të lartë mbrojtës, me syze e kapele”, thotë dermatologia.

Në muajt e nxehtë të verës, pacientët më të shpeshtë në shërbimin e dermatologjisë janë për shkak të infeksioneve, djegieve nga dielli, alergjive dhe problemeve nga pickimet e mushkonjave.

Shkarkoni aplikacionin e A2