Shembja e Teatrit Kombëtar, aktorët “guxojnë” me shfaqjen protestë – A2

Shembja e Teatrit Kombëtar, aktorët “guxojnë” me shfaqjen protestë

Prej muajsh në Teatrin Kombëtar nuk janë vënë shfaqje. Prej po kaq kohësh, skenë e artistëve është bërë oborri i tij, por jo për shfaqje, por për të protestuar kundër shembjes së tij.

Por kjo e shtunë, e çoi reagimin brenda në sallë. Monodrama “Marr guximin” u vu në skenën e Teatrit Kombëtar si një formë proteste kundër ligjit për shembjen e ndërtesës.

Aktori Mehdi Malkaj solli për publikun artdashës monodramën e Vangjel Kozmas, që synon të ndërgjegjësojë qytetarët që të mbrojnë të drejtat e tyre.

Nën interpretimin e Mehdi Malkajt në qendër të vëmendjes janë pikërisht politikanët, por edhe intelektualët janë shkaktarët e situatës që kalon shoqëria shqiptare.

Vepra duket mjaft aktuale për ditët e sotme. Salla e Teatrit kombëtar ishte plot. Aktori Mehdi Malkaj nuk i mbajti dot lotët. Pak ditë më parë, administrata nisi boshatisjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Artistë të shumtë e kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për shembjen e tij duke qëndruar në protestë brenda Teatrit.

Shkarkoni aplikacionin e A2