Të shtëna me armë gjatë natës në Jalë, lëndohet një vajzë – A2

Të shtëna me armë gjatë natës në Jalë, lëndohet një vajzë

Përplasje me armë zjarri mes të rinjve ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Jalë.

Mësohet se dy grupe të rinjsh, pasi kanë konsumuar alkool në një nga klubet e natës, fillimisht janë konfrontuar fizikisht dhe më pas situata ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Fatmirësisht mësohet se nuk ka pasur persona të plagosur me armë zjarri, ndërsa raportohet për një vajzë të lënduar nga xhamat e thyer.

Nga policia ende nuk ka një konfirmim për ngjarjen.

Shkarkoni aplikacionin e A2