Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Basha: Afera Rama-Veliaj-Mafia nuk ka teatër pa kulla

Nga A2 CNN
29 Korrik 2019, 13:32 | Politikë
Basha: Afera Rama-Veliaj-Mafia nuk ka teatër pa kulla

Me anë të një postimi në “Facebook”, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar, duke shkruar se Afera Rama-Veliaj-Mafia nuk ka teatër pa kulla.

“Hajduti psiqik Rama vazhdon të përdorë e keqpërdorë këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj- Mafia të 6 kullave 200 milionë euro.

Pa kullat nuk ka asnjë interes për teatër të ri. Afera Rama-Veliaj-Mafia po bën pis dhe hedh dyshime korrupsioni financiar mbi këdo që përdoret dhe nuk distancohet nga kjo aferë e tmerrshme kriminale dhe hajdutërore. Sepse gjoja debati për Teatrin Kombëtar është në fakt për 6 kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin. Sepse për Rama-Veliaj-Mafian e Ndërtimit dhe të Drogës nuk ka Teatër pa kulla”, shkruan Basha.

Bashkëngjitur, Basha ka postuar edhe një përshkrim grafit të asaj që ai e quan plani “Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë