Basha për situatën në Devoll: Uzurpim me dhunë i qeverisjes lokale

13 QERSHOR BASHA PD frame 21936 1100x620

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas situatës së krijuar sot në Bashkinë e Devollit, ku kryetari i ri ka hyrë në zyrë, ndërkohë që institucioni mbahet nën kontrollin e forcave policore. 

“Ky është një uzurpim me dhunë i qeverisjes lokale, kundër vullnetit të popullit”, shkruan Basha në Facebook.

“Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët”, shton kreu demokrat.