Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Boks, Senad Gashi fiton titullin europian UBF

Nga A2 CNN
29 Korrik 2019, 13:54 | Sporte të tjera
Boks, Senad Gashi fiton titullin europian UBF

Fundjava që lamë pas ka konfirmuar një tjetër kampion shqiptar të boksit.

Senad Gashi fitoi titullin e kampionit europian për peshat e rënda, në versionin UBF. 29-vjeçari nga Peja mposhti me lehtësi rivalin boshnjak.

Senad Gashit i mjaftuan vetëm 50 sekonda në ring për të triumfuar, ndërsa tashmë kampioni që jeton dhe duelon në Spanjë po përgatitet për një tjetër sfidë të madhe.

Menjëherë pas “Natës së Kampionëve”, eventit të përvitshëm që organizohet në sheshin Liria në Tetovë, më 6 tetor Gashi do të paraqitet në ring në Slloveni, për të dueluar për brezin e kampionit në versionin WBC.

A2 CNN Livestream

Dita jonë