Caktohet kalendari i Serie A, Juve shkon në Parma javën e parë, Milan në Udine

Është hedhur në Milano shorti për kalendarin e Serie A për sezonin 2019-2020 i i cili do të nisë më datë 25 gusht. Java e parë e kampionatit do të sjellë shumë përballje interesante ku kampionët në fuqi të Juventusit do të udhëtojnë në Parma, në ndeshjen e dytë do të kenë një përballje të fortë kundër Napolit.

Interi e nis kampionat me të sapokthyerit e Lecce, Napoli shkon në Firence dhe Milani përballë Udinezes. Që në javën e dytë do të jetë përballja titanike me Romës dhe Lazios. Derbi i Milanos është caktuar për në javën e katërt të kampionatit, ndërsa Inter-Juve luhet në javën e shtatë

Sezoni i ri i kampionatit italian nis më 25 gusht dhe përfundon më 20 maj. Janë parashikuar 3 raunde ndeshjesh në mesjavë dhe 4 ndërprerje për shkak të ndeshjeve të kombëtares.

E veçanta e këtij viti është që ndeshjet e darkës rikthehen sërish në orarin 20:45. Vetëm pas një viti prove për ndeshjet e darkës që u luajtën në 20:30 është vendosur sërish ato të kthehen në orarin e mëparshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2