Grabitja e arit në aeroportin e Sao Paolos, arrestohet një nga të dyshuarit

Policia braziliane ka vënë në pranga një person i cili dyshohet se ka lidhje me grabitjen spektakolare të një sasie ari në aeroportin e Sao Paolos, më 25 korrik.

Autoritetet nuk bëjnë me dije emrin e të arrestuarit, por deklarojnë se janë në ndjekje të një tjetër personi që ka lidhje me këtë ngjarje.

Persona të maskuar me maska silikoni dhe me një makinë policie hynë brenda pistës së aeroportit në Sao Paolo dhe rrëmbyen nga një avion 718 kg ar me vlerë rreth 29 milionë dollarë.

Firma e sigurisë “Brink’s Co”, e cila ishte përgjegjëse për dërgimin e arit në aeroport, njoftoi përmes një deklarate për shtyp se ajo e kishte mbaruar detyrën e saj dhe ngarkesa në kohën e grabitjes ishte nën ruajtjen e linjës ajrore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN