Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Icardi kthehet në ekip, Interi kërkon blerës

Nga A2 CNN
29 Korrik 2019, 14:46 | Futboll
Icardi kthehet në ekip, Interi kërkon blerës

Situatë sa e paqartë, aq edhe e mbushur me të papritura ajo e Mauro Icardit te Interi.

Pas qëndrimit për disa javë jashtë ekipit, polemikave në distancë me drejtuesit për rinovimin e kontratës dhe pretendimeve se ishte i dëmtuar, argjentinasi kërkoi t’i bashkohej grupit në stërvitje.

Klubi e miratoi kërkesën e ish-kapitenit, por ky nuk duket një sinjal për paqe. Icardi është jashtë projektit të Interit, me klubin zikaltër që po kërkon blerës.

Për këtë arsye, administratori i Interit, Bepe Marota ka nisur negociatat me Napolin, Romën dhe Juventusin, skuadra të cilat synojnë ta blejnë Icardin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani