
Karamoh “shpërthen” në krah, e ndjek… tifozi
Një episod i çuditshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes miqësore Trabzonspor-Parma, që u zhvillua në Otenshajm të Austrisë.
Kur po mbaronte ndeshja, Karamoh, futbollisti i ekipit italian, nisi një aksion të shpejtë nga krahu i majtë i sulmit dhe u ndoq hap pas hapi nga një tifoz me pantallona ta gjata dhe bluzë.
Tifozi e mbajti për pak ritmin e ish-lojtarit të Interit, por më pas u dorëzua dhe doli nga fusha.
Miqësorja përfundoi me rezultatin 2-2.