Kërkon të çojë partneren drejt vetëvrasjes dhe t’i përdhunojë vajzën, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Publikuar më: 29/7/2019, ora 10:47
pranga

Kërkon të çojë partneren drejt vetëvrasjes dhe t’i përdhunojë vajzën, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Publikuar më: 29/7/2019, ora 10:47

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë verbale ndaj bashkëjetueses së tij me qëllim nxitjen e vetëvrasjes dhe gjithashtu ka tentuar të ngacmojë seksualisht vajzën e saj.

Në pranga është vënë shtetasi me iniciale N. D., banues në Fier, për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Ngacmimi seksual”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.