Klevis Dalipi për “ringjalljen”, Luftëtari prezanton trajnerin e ri

Pas shkrirjes thuajse totale të skuadrës që mahniti futbollin shqiptar dy vjet më parë, largimit të yjeve dhe së fundmi të presidentit Grigor Tavo, Luftëtari jep shenjat e para të ringjalljes.

Në praninë e drejtorit të ri sportiv, Artur Dadaj, në Gjirokastër zyrtarizuan trajnerin e ri, Klevis Dalipi. Ekipi zbriti menjëherë në fushë me numër të kufizuar lojtarësh, nga ata që janë ende nën kontratë nga sezoni i kaluar, në pritje të përforcimeve në merkato. Për trajnerin Dalipi, mbijetesa në Kategorinë Superiore është objektivi kryesor.

Me Luftëtarin që është një prej ekipeve të rrezikuara të përjashtohen nga elita për shkak të problemeve financiare, drejtori sportiv, Dadaj, konfirmoi se klubi i ka bërë kërkesë zyrtare Federatës për licencimin, me drejtuesit e rinj që kanë marrë përsipër shlyerjen e borxheve.

Shkarkoni aplikacionin e A2