Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Konfindustria, pro aksionit kundër informalitetit

Nga A2 CNN
29 Korrik 2019, 13:59 | Aktualitet
Konfindustria, pro aksionit kundër informalitetit

Konfindustria mbështet aksionin e qeverisë kundër informalitetit, ndërsa vlerëson se kjo nismë për formalizimin e ekonomisë nuk duhet të mbetet vetëm në kuadrin e një aksioni të përkohshëm. 

Ngarkesa e madhe fiskale, korrupsioni dhe lufta për mbijetesë e operatorëve në kushtet e ngadalësimit ekonomik janë edhe faktorët kryesorë, sipas Konfindustrisë, që rrisin shkallën e lartë të informalitetit në ekonomi. 

Vëmendje e veçantë, sipas saj, duhet të fokusohet tek karburantet, i evidentuar edhe si një ndër sektorët me risk pas atij të turizmit dhe ndërtimit, ku do të fokusohet edhe aksioni i Hetimit Tatimor. 

Dëmet financiare, sipas Konfindustrisë, që i shkaktohen buxhetit të shtetit, qytetarëve dhe bizneseve vetëm nga sektori i karburanteve arrijnë në mbi 150 milionë euro në vit. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani