KPK e konfirmoi në detyrë, ONM rekomandon ankimimin e vendimit për prokurorin e Kavajës

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka paraqitur Komisionerit Publik rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK për kreun e Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani.

Kryeprokurori i Kavajës, Merdani u konfirmua nga KPK më 1 korrik, si i përshtatëm për të vijuar detyrën, por ONM kërkoi sot nga Komisioneri Publik që ta ankimojë këtë vendim.

Komisioneri Publik, sipas ligjit, mund ta ankimojë një vendim të KPK pasi të njoftohet me shkrim nga ky institucion dhe pasi të shqyrtojë rekomandimin e ONM.

Ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë, por ndonëse vendimi për Artan Madanin është marrë më 1 korrik sot ende nuk ka bërë një njoftim me shkrim.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN