Kryebashkiaku socialist nis punën, policia blindon Bashkinë e Devollit

Kryetari i ri Bashkisë së Devollit, Eduard Duro, ka lajmëruar forcat e policisë që të jenë prezente në ditën e parë të punës së tij, pasi mbështetës të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dhe disa zyrtarë të bashkisë, së bashku me ish-kryetarin Bledion Nallbati, kanë protestuar para godinës.

Nallbati është shprehur se është ai kryetari legjitim i Bashkisë së Devollit dhe jo Eduard Duro, që u zgjodh pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, të cilat, sipas opozitës, janë të paligjshme.

Në ambientet e jashtme të Bashkisë së Devollit paraditen e sotme ka qenë i pranishëm edhe ish-deputeti i PD-së i zonës së Devollit, Ervin Salianji. Ky i fundit është shprehur se qytetarët nuk po lejojnë një “juntë debilash që flenë nëpër institucione publike duke i trajtuar si fjetore ku prodhojnë para”.

Salianji e ka cilësuar ilegjitim kryetarin e bashkisë të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit. 

Shkarkoni aplikacionin e A2