Kuponi tatimor, ndjekje penale pas 3 shkeljesh

Tre shkelje dhe ndjekje penale. Ky është paralajmërimi i ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, për të gjitha ato subjekte që abuzojnë me kuponin tatimor.

Kryefinancierja foli nga inspektimet në terren, që tashmë janë shtrirë edhe tek klubet e natës, biznese që Denaj i ka këshilluar të vetëdeklarohen.

“Kemi konstatuar shkelje për herë të tretë. Në këtë rast nuk do të gjejmë shirita pasi sipas rregullave administrative, pasi përgjegjësit për mosrespektin të rregullit dhe në shkelje për herë të tretë shkojnë për ndjekje penale. Ta evitojmë këtë proces. E rëndësishme është të presim kupton edhe te lokalet e natës. Nuk do të donim të jemi në pozitat as të shiritit e as të ndjekjes penale”, tha ministrja Denaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN