Manchester United në Norvegji, Lukaku drejt Serisë A – A2

Manchester United në Norvegji, Lukaku drejt Serisë A

Seria A në të ardhmen e Romelo Lukakut. Në pritje që të kuptohet se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, sulmuesi qëndroi në shtëpi, ndërsa skuadra e Manchester United udhëtoi drejt Norvegjisë.

Zyrtarisht, 26-vjeçari është i dëmtuar, por pavarësisht kësaj, fakti është se ai vijon të mos angazhohet me “Djajtë e Kuq”.

Lojtari nuk ka luajtur në asnjë nga ndeshjet përgatitore të verës me skuadrën gjatë turneve në Australi dhe Azi. Lukaku ka nxitur “luftën” në merkato ndërmjet Juventusit dhe Interit. Bardhezinjtë janë gati të sakrifikojnë yllin argjentinas, Paulo Dybala, ndërsa Conte e kërkon me patjetër sulmuesin me pasaportë belge, për të përforcuar sulmin e zikaltërve.

Shkarkoni aplikacionin e A2