Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Messi përfshihet në një incident në Ibiza, ndërhyn siguria

Nga A2 CNN
29 Korrik 2019, 12:32 | Showbiz

Pasi mbylli pushimet familjare, Lionel Messi është rikthyer në Spanjë. Megjithatë, ylli argjentinas nuk është bashkuar ende me skuadrën e Barcelonës.

Së bashku me miqtë e tij futbollistë, Suarez, Alba e Fabregas, Messi doli për të shijuar jetën e natës, por jo gjithçka këtë herë shkoi si duhet për të.

https://twitter.com/i/status/1155600829145133059

“The Sun” shkruan se 32-vjeçari u përfshi në një incident, ku një person kishte tentuar të përleshej me të. Stafi i sigurisë ka ndërhyrë menjëherë dhe është kujdesur që gjithçka të qetësohej.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe video ku ylli argjentinas duket teksa zhvendoset nga stafi i sigurisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë