Mosnjoftimi i Çekajt, dështon seanca tek Krimet e Rënda

Mosnjoftimi i Arbër Çekajt, administratorit të kompanisë “Arbi Garden”, në kontenierin e së cilës u gjetën 613 kg kokainë kolumbiane, u bë shkak për dështimin e seancës ndaj tij në Gjykatën e Krimeve te Rënda.

Gjykata relatoi se nuk ka ende një përgjigje për letërporosinë e derguar në Gjermani, për njoftimin e Çekajt.

Administratori i “Arbi Garden” u arrestua në shtetin gjerman në 4 maj 2018 pasi ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë nga Krimet e Rënda.

Seanca e radhës për Çekajn dhe dy të bashkëpandehurit e tij, Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, do të zhvillohet në 16 shtator.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN