Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Plazhi i Kallmit, turizmi elitar i lënë në harresë nga pushteti lokal

Nga A2 CNN
29 Korrik 2019, 11:19 | Aktualitet
Plazhi i Kallmit, turizmi elitar i lënë në harresë nga

Rruga që të çon në një prej zonave më piktoreske dhe njëkohësisht më pak të njohura, është në gjendje të mjeruar.

Plazhi i Kallmit gjendet mes një peizazhi të ndërthurur me kodrina dhe gjelbërim. Për nga natyra dhe larmishmëria që u ofron vizitorëve, fsheh brenda vetes një “magji” freskie që nuk mund ta gjesh në asnjë ndër pikat e tjera turistike në Gjirin e Durrësit.

I përbërë nga guralecë dhe ujë të pastër, me shkëmbinj të kthyer në dallgëthyes dhe trampolina natyrore, e bëjnë këtë zonë të ndryshme nga plazhi madh ranor i Durrësit, por që vuan nga mungesa e vëmendjes së pushtetit lokal.

Dikur zone ushtarake, pas viteve ’90 ajo iu kthye komunitetit, por mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore e mban sërish larg pushuesve. Në strategjinë e zhvillimit afatmesëm të qytetit të Durrësit, Kallmi konsiderohet si zonë e turizmit elitar, por që ende nuk është bërë asnjë ndërhyrje ndihmuese për ta përmirësuar infrastrukrën rrugore të zonës.

Pavarësisht lënies jashtë vëmendjes së pushtetit vendor, kjo zonë është në vëmendjen e qytetarëve durrsakë dhe të huaj që preferojnë qetësinë dhe largimin nga zonat e mbipopulluara përgjatë sezonit veror.

A2 CNN Livestream

Dita jonë