Protestat në Hong Kong, Kina: Të ndëshkohen manifestuesit, kryen akte djallëzore – A2

Protestat në Hong Kong, Kina: Të ndëshkohen manifestuesit, kryen akte djallëzore

Qeveria e Kinës reagon ashpër për protestat në Hong Kong. Pekini zyrtar akuzoi manifestuesit pro-demokracisë duke thënë se kryen akte djallëzore dhe kriminale si dhe dëmtuan reputacionin dhe stabilitetin e qytetit gjysmë autonom.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i zyrës së qeverisë së Kinës për Hong Kongun, Jang Guang, e cilësoi situatën si shumë të rëndë.

Ai paralajmëroi se nuk do të lejojë asnjë sfidë ndaj autoritetit të qeverisë kineze, pasi, sipas tij, kjo kërcënon sigurinë kombëtare.

“Zhvillimet në Hong Kong bëjnë pjesë në punët e brendshme të Kinës”, theksoi zyrtari.

Ndër të tjera bëri thirrje për ndëshkimin e përgjegjësve për organizimin e protestave dhe rikthimin e rendit publik.

Shkarkoni aplikacionin e A2