Rënie masive gurësh, bllokohet në njërin krah rruga në Krujë – A2

Rënie masive gurësh, bllokohet në njërin krah rruga në Krujë

Moti i keq që përfshiu vendin nga mesdita e së dielës ka shkaktuar probleme jo vetëm në zonat bregdetare.

Në disa rrugë në Krujë, po ashtu, janë krijuar probleme në lëvizjen e automjeteve. Në rrugën Krujë-Sari Salltik ka pasur rënie masive gurësh.

Ky aks është bllokuar provizorisht, ndërsa më pas është bërë e mundur lëvizja e automjeteve vetëm në një krah të rrugës.

Shkarkoni aplikacionin e A2