Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ronaldo prezanton vilën më të re 1.4 milionë euro, bëhet fqinj me McGregor

Nga A2 CNN
29 Korrik 2019, 18:08 | Showbiz

Ylli portugez i futbollit Cristiano Ronaldo njihet për jetën e tij të shtrenjtë dhe serinë e makinave dhe shtëpive që ka në pronësi të tij. Së fundmi sulmuesi i cili aktualisht luan për Juventusin i ka shtuar koleksionit të tij një vilë të re luksoze që ndodhet në qytetin spanjoll të Marbellas.

Vila ka kushtuar plot 1.4 milionë euro dhe ka një pamje fantastike nga Mesdheu. Ajo është e pajisur me 4 dhoma gjumi, fushë golfi, pishina, kinema, palestër.

Më e rëndësishmja e kësaj blerje të re të Ronaldos është se do të jetë komshi me yllin e UFC, Conor McGregor, një mik i tij i mirë prej shumë kohësh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë