SHBA-Kinë, rinisin bisedimet në Shanghai

Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Kina do të rinisin bisedimet tregtare këtë javë. Megjithatë, parashikimet për arritjen e një marrëveshje gjatë takimit dyditor në Shangai janë pesimiste.

Negociatat do të fokusohen te heqja e barrierave të gjigandit kinez të teknologjisë Huawei në mënyrë që kompanitë amerikane të lejohen të importojnë produktet e tij.

Presidenti Donald Trump tha se Kina mund të mos bjerë dakord për arritjen e një marrëveshje deri pas zgjedhjeve të 2020-ës, pasi sipas tij me zgjedhjen e presidentit të ri Pekini shpreson se mund të arrijë një ujdi më të favorshme.

Për më shumë se një vit, dy ekonomitë më të mëdha të botës kanë vendosur miliarda dollar tarifa për importet e njëri-tjetrit, duke tronditur tregjet financiare për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre. 

Shkarkoni aplikacionin e A2