Takim me Veselin dhe Limajn, Haradinaj bën ironi: Do të flasim për ngrohjen globale!

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkon që sa më parë të caktohet një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Për këtë çështje, ai njoftoi se do të takohet me partnerët që ka qeverisur deri më tani.

Ai ripërsëriti edhe njëherë se nuk do të largohet nga posti që mban pa u zgjedhur pasuesi. Haradinaj, pas dorëzimit të kërkesës së tij për interpretim të dorëheqjes së tij në Gjykatën Kushtetuese, tha se kjo është bërë për të qartësuar pozitën e tij dhe me anë të kësaj nuk duhet që të zvarritet shpallja e datës për zgjedhje të reja.

Ai kërkoi që presidenti Hashim Thaçi të respektojë Kushtetutën dhe afatet kohore duke nisur me konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Haradinaj njoftoi se në këto votime, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë e vetme pa koalicion. 

Shkarkoni aplikacionin e A2