Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Teatri, ambasadori Soreca: Të ndiqen parimet e prokurimit publik të BE

Nga A2 CNN
29 Korrik 2019, 21:09 | Politikë
Teatri, ambasadori Soreca: Të ndiqen parimet e prokurimit publik të BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Soreca iu rikthye edhe njëherë çështjes së Teatrit Kombëtar gjatë kësaj të hëne. Diplomati i BE deklaroi se përgjigja e dhënë prej tij ndaj një gazetari është paraqitur jashtë kontekstit.

Sipas ambasadorit Soreca, ai i qëndron vendimit të shtatorit të kaluar të KE, kur autoritetet shqiptare u ftuan të ndjekin parimet e prokurimit publik të BE.

“Vërej me shqetësim se përgjigjja ime sot ndaj një gazetari për çështjen e Teatrit Kombëtar është paraqitur jashtë kontekstit. Prandaj është e nevojshme të theksoj se sot kam përsëritur qëndrimin e shtatorit të kaluar të Komisionit Evropian, kur autoritetet shqiptare u ftuan për të ndjekur parimet e prokurimit publik të BE-së dhe për të siguruar qasje jodiskriminuese në treg. Unë gjithashtu deklarova sot se transparenca e procedurave është thelbësore për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe të lirë. Unë shtova se është e nevojshme që t’i jepet kohë procedurave institucionale për të arritur një vendim për çdo mosmarrëveshje ligjore për këtë çështje, në respekt të plotë të sundimit të ligjit”, u shpreh në rrjetet sociale diplomati.

Në fund ambasadori i BE, Luigi Soreca deklaron se Delegacioni i BE-së është plotësisht i angazhuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe është gati të vazhdojë dialogun me artistët dhe qytetarët e përfshirë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu