Teatri, Rama publikon mendimin e regjisorit Altin Basha

Publikuar më: 29/7/2019, ora 10:58
12 MAJ EDI RAMA KRYEMINISTRI frame 72076 1024x576

Teatri, Rama publikon mendimin e regjisorit Altin Basha

Publikuar më: 29/7/2019, ora 10:58

Kryeministri Edi Rama vijon të publikojë mesazhe të artistëve lidhur me domosdoshmërinë e ngritjes së teatrit të ri.

Paraditen e së hënës, kreu i qeverisë ka postuar në Facebook një deklaratë të dhënë nga regjisori Altin Basha.

“Regjisori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese”, shkruan Rama në rrjetin social.

Më tej, ai citon Altin Bashën: “Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët”.