Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Triumf historik, Egan Bernal shpallet kampion i Turit të Francës

Nga A2 CNN
29 Korrik 2019, 14:15 | Sporte të tjera
Triumf historik, Egan Bernal shpallet kampion i Turit të Francës

Egan Bernal shkruan historinë e Turit të Francës, garës më të famshme çiklistike në botë.

22-vjeçari nga Kolumbia fitoi eventin prestigjioz, duke u bërë amerikano-jugori i parë në histori që triumfon. Bernal ishte shpallur kampion i edicionit të vitit 2019 përpara garës së fundit dhe etapa në Paris shërbeu më tepër si xhiro e triumfit.

Për të gjetur një fitues më të ri në moshë se 22-vjeçari kolumbian, duhet të kthehemi 110 vjet mbrapa në kohë. I cilësuar nga specialistët si çiklisti më i mirë i këtij shekulli, suksesi i yllit të skuadrës Ineos, ish-ekipi Skai, erdhi pas disa sulmeve në garat e fundit.

Bernal mposhti konkurrencën e shokut të skuadrës dhe kampionit në fuqi të Turit të Francës, Geraint Tomas.

A2 CNN Livestream

Dita jonë