Zjarr në një spital në Gjermani, të paqarta shkaqet

Një zjarr i madh ka përfshirë një spital në zonën e Merheim në Këln ku si pasojë e tij ka humbur jetën një pacient dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Zjarri në spital ka nisur nga dhoma e një pacienti në orët e para të mëngjesit dhe më pas është përhapur dhe në pavione të tjerë.

Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur që zjarri të shuhej vetëm pas disa orësh. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë hapur një hetim për gjetjen e motiveve të vërteta të zjarrit në spital.

Shkarkoni aplikacionin e A2