
Mbyllen hapat ligjorë për mandatin e kryebashkiakut të Durrësit.
Ditën e sotme, Gjykata e Apelit në Durrës vendosi pushimin e çështjes për kandidaten socialiste për Bashkinë e Durrësit, Valbona Sako, duke lënë kështu në fuqi vendimin e marrë nga gjyqtari i Shkallës së Parë, Shpëtim Reka, i cili i dha kësaj të fundit mandatin për të drejtuar qytetin bregdetar në 4 vitet e ardhshme.
Çështja përfundoi në Apel, pasi kandidatja e PS-së nuk arriti të marrë herën e parë mbështetjen në Shkallën e Parë, kur gjyqtarja Mimoza Margjeka refuzoi t’i jepte asaj mandatin për kryebashkiake, duke i quajtur zgjedhjet nul.