Basha nga Librazhdi: Me zgjedhje të lira nesër, PD shumicë qeverisëse

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, rikonfirmoi qëndrimin e pakthyeshëm të opozitës së bashkuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet legjitime vendore.

Duke i qëndruar kërkesës për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, Lulzim Basha tha se të gjithë ata që u përfshinë në vjedhjen e votave, duhet të shkojnë përpara drejtësisë dhe prapa hekurave.

“Të gjitha të dhënat tregojnë se sot opozita e bashkuar është shumicë qeverisëse edhe sikur zgjedhjet e lira e te ndershme të mbahen nesër”, theksoi Basha, duke shtuar se edhe socialistët e ndershëm i thanë jo babëzisë së Edi Ramës dhe sejmenit të tij Taulant Ballës, hajdutit të  mineraleve, subvencioneve të fermerëve të Librazhdit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN