Bilanci i rrugëve: Më pak aksidente, më shumë viktima

Më pak aksidente, por më shumë viktima. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave ilustrojnë një bilanc të përkeqësuar të situatës në rrugë, ku për 6 muajt e parë të këtij viti, numri i atyre që humbën jetën arriti në 102 persona, nga 98 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por, kush janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve?

INSTAT raporton se numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga të rinjtë e grupmoshës 25 deri në 35 vjeç. Tirana, Lezha dhe Durrësi janë qytetet me numrin më të lartë të aksidenteve, ndërsa ato që kanë regjistruar më pak të tilla janë Dibra dhe Shkodra.

Shkarkoni aplikacionin e A2